Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë për në 11 dhjetor seancën për Fredi Belerin. Ky i fundit kishte kërkuar leje të posaçme për të kryer betimin në Bashkinë e Himarës, por në seancën e sotme nuk u mor asnjë vendim.

 

E pranishme sot në seancë ishte edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Beleri është arrestuar dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit për akuzën e shit-blerjes së votave. Beleri ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e mban pas hekurave politikisht./vizionplus.tv