Policia ka mundur të zbardhë tre vjedhje të ndodhura në banesa të ndryshme të Belshit. Si pasojë janë vënë në pranga tre persona të identifikuar si autore të këtyre vjedhjeve.

 

“A. K., 22 vjeç, banues në Belsh, si dhe E. M., 40 vjeç dhe L. N., 49 vjeç, të dy banues në Lushnjë”, njofton policia.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një hark kohor prej më pak se një muaj tre personat e arrestuar kanë grabitur tre banesa të ndryshme, duke marrë shuma të ndryshme parash.

 

“Më datë 14.05.2023, kanë vjedhur  2 000 000 lekë të rinj, në banesën e shtetasit E. I.;

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

-Më datë 07.06.2023, kanë vjedhur 13 000 euro dhe 6 000 dollarë, në banesën e shtetasit O. B.;

 

-Më datë 01.06.2023, kanë vjedhur dyert dhe dritaret e banesës së shtetasit Y. T”, sqarohet në njoftim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia vijon punën për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jënë kryer nga këta persona.