Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka publikuar në “Facebook” videon e disa të rinjëve, të cilët shihen teksa kërcejnë dhe këndojnë në një në një klub nate, duke shkelur kështu masat anti-covid të vendosura nga qeveria.

 

Ai shkruan se cenimi i rregullave të caktuara për ruajtjen shëndetit nga kërcënimi i COVID-19 është moralisht i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndër të tjera, ish-ministri shkruan se “serbesllëku” i shkeljes së ligjit në qendër të Tiranës nga një grup njerëzish që janë në moshë madhore është ofendues për këdo që zbaton ligjin.

 

“Ndjesë çdo vajze apo djali, gruaje apo burri, që mund t’i kem cënuar privatësinë duke bërë publike këto pamje se si janë argëtuar mbrëme. Por janë në moshë madhore dhe janë të vetdijshëm për shkallën e (mos)zbatimit të ligjit. Cënimi i rregullave të caktuara për ruajtjen shëndetit nga kërcënimi i Sars-Cov-2 është moralisht i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm. Për më tepër, “serbesllëku” i shkeljes së ligjit në qendër të Tiranës është ofendues për këdo që zbaton ligjin.” 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";