Ish kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka komentuar qëndrimet e ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.

 

Berisha theksoi se do të kundërshtojë gjithmonë rastet kur vepron si guvernatore, dhe se nuk pajtohet me qëndrimet dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për qeverinë e Edi Ramës .

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Garantoj se e kam shumë të qartë dhe kam respekt për ambasadoren kur ajo vepron në përputhej me përfaqësimin e presidentin Biden, sikundër nuk pajtohem me qëllimet e saj kur ajo vepron si guvernatore. Unë do ta kundërshtoj dhe do ta denoncoj. Politikat e SHBA-ve në Tiranë pa asnjë diskutim synojnë mbështetje për këtë vend, nuk mund të pajtohem me qëndrimet e guvernatores, mbështetjen e saj të vazhdueshme për qeverinë e Edi Ramës dhe veprimet e mirëfillta anti-opozitare. Unë besoj dhe njëherë se shqiptarët duhet të jenë partnerë besnikë të SHBA-ve, por sovranë, si qytetarë, njerëz të lirë që vendosin me votën e tyre të lirë”, tha Berisha.