Të shtunën demokratët do të mbledhin organin më të lartë, Kuvendin Kombëtar. Mbledhja e këtij kuvendi është detyrim statutor pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe delegatët duhet të vendosin me votë nëse duan apo jo që Sali Berisha të jetë kryetari i tyre.

 

Por meqenëse gjatë këtyre muajve asnjë demokrat nuk ka folur për largimin e Berishës pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale, votëbesimi i tij mbetet një formalitet dhe vendimi më i rëndësishëm që kuvendi pritet të marrë është se si do të vazhdojë aksioni opozitar.

Gjatë takimit me krerët e degëve dhe anëtarët e kryesisë për axhendën e kuvendit, lideri i demokratëve paralajmëroi se protesta kundër regjimit është boshti i aksionit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

SALI BERISHA

 

“Protestën e zakonshme do e kishte kënaqësi, se është sadist, por ne duhet të heqim dorë nga protestat e zakonshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Protestat tona duhet ta bllokojnë regjimin. I cili nuk nguron të shfaqë të gjitha llojet e armiqësive.”

 

Berisha shpjegoi se protesta e deputetëve në parlament ka ardhur si pasojë e mohimit të çdo të drejte të opozitës nga ana e mazhorancës, duke theksuar se kjo protestë duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në Shqipëri nuk mund të ketë më paqe pa rivendos të drejtën e votës së lirë.”

 

Në kuvendin e 2 dhjetorit janë ftuar edhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe deputetët që e mbështesin, të cilët deri më sot nuk e njohin Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike. Mbetet për tu parë nëse ky grup deputetësh do të vendosë të shkojë në kuvend apo do të vazhdojnë të ruajnë vetëm bashkëpunimin në parlament me Sali Berishën dhe demokratët që e mbështesin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";