Ish kryeministri Sali Berisha është duke mbajtur një konferencë për shtyp. Në fillim të fjalës së tij Berisha bëri me dije se Floriana Garo i është bashkar nismës së tij.

Garo, ishte risia e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, pasi Lulzim Basha e zgjodhi si zëdhënëse të partisë e cila është shfaqur sot krah Berishës. Garo është emëruar drejtoreshë e Komunikimit në nismën e Berishës.

‘Kam kënaqësinë të paraqes para jush drejtoreshën e komunikimit të kësaj nisme që ka si qëllim rikthimin e PD dhe Sali Berishën si kryeministër të Shqipërisë znj. Floriana Garo.’– tha Berisha.

Vetë moderatorja u shpreh e lumtur për postin e ri që iu ofrua, duke u bërë imazhi i nismës së Berishës

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";