Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili i kërkoi Parlamentit të tërheqë mbrapsht shumën e derdhur për muajin shkurt si dieta.

 

Në një njoftim, Kuvendi sqaron se në llogarinë e Berishës nuk kanë kaluar para për dieta, por është depozituar shuma totale e muajit shkurt, dhe se në kolonën dieta ka qenë një lapsus në publikimin që ata kanë bërë në faqën online.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat. Në kolonën dieta është një lapsus në publikimin online, pasi siç mund të verifikohet nga kjo faqe, totali i shumës së derdhur në llogari të deputetit nuk përmban dietat”, njoftoi Kuvendi.