Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar rikthimin e pasardhësit të tij në PD, Lulzim Bashës, për të cilin shprehet se është vegël në duart e kryesocialistit Rama.

 

“Atë po e përdor Rama siç do. Mos bëj shaka. Ai është vegël në duart e Edi Ramës. Ai bën se çfarë i thotë Rama. Mos më pyesni për axhendën e tij, axhendën e tij ia shkruan Rama. Të bëjë ç’të dojë, asnjë lloj interesi nuk kam. Bëri ndonjë fushatë Basha? Ku e bëri fushatën? Ai është historia e kalit të Timurit”, tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në të njëjtën kohë, Berisha vijon akuzat ndaj mazhorancës për manipulim dhe blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Ai shprehet se kryesocialisti Rama ka blerë vota 3 herë më shumë se kreu i PSD, Tom Doshi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai thekson se mazhoranca ka shpërndarë zarfe me para për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve dhe për këtë thotë se ka fakte.

 

“Se Edi Rama ka blerë vota 3 deri në 4 herë më shumë se Tom Doshi. Së pari, Edi Rama ka para pakrahasimisht më shumë se Toma. Së dyti, ka të gjithë strukturat e shtetit për të realizuar votëblerjen. Së treti, përveç parave, Edi Rama ka përdorur metodat më të hapura, ka përdorur zarfet, të cilët avoketërit e vjedhjes së vots që bërtasin në studio ‘rroftë hajduti’, duke dëshmuar një degradim të plotë të dinjitetit të tyre nga paratë e qeverisë.

Edi Rama çoi zarf për herë të parë në historinë e zgjedhjeve. Zarfin me 50 mijë lekë për 670 mijë pensionistë. Ata që bërtatisn ‘rroftë hajduti’ bëhen palë e një krimi monstruoz. Ne nuk ngremë akuza publikisht, janë fakte”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Berisha ka akuzuar se qeveria ka bashkëounuar me të gjitha strukturat në vend për manipulim të zgjedhjev, duke e mbështetur këtë pretendim me rastin e arrestimit të kandidatit të opozitës në Himarë, Fredi Beleri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pas këtyre zgjedhjeve janë përdorur studiot si zyra avokatie për hajdutët e votës. Do ju jap një shembull, një natë përpara votimeve, arrestuan në klubin e vet Belerin. Unë po e shoh aty, ai ishte duke ngrënë picë me dy bashkëpunëtorët e vet dhe thanë e kapën në flagrancë duke shitur vota. Çfarë pashë të nesërmen që më tronditi thellësisht. Pashë një nënë me tre fëmijë, që shkoi dhe u arrestua në 2 të natës, i la fëmijët në gjumë, e morën bashkë me djalin e madh, që edhe pushtuesi më i egër nuk kryente një akt të tillë. Dhe ajo nënë, në vend që të qarkullonte në të gjitha studiot televizive si dëshmia më e turpshme, më flagrante e një akti kryekëput politik kundër një qytetareje të pambrojtur, ajo nënë u zhduk’, tha ai.

 

Lidhur me rendin e ditës, Berisha thekson se rritja duhet të aplikohet fillimisht tek mësuesit apo mjekët dhe më pas tek deputetët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, Berisha thotë se fillimisht duhej të ishte përcaktuar minimumi jetik.