Sali Berisha ka deklaruar se opozita e vërtetë do ta shpëtojë vendin nga qeveria që nuk kontrollohet më nga qytetarët.

 

Sipas Berishës, me politikat që po ndjek, Rama po iu rezervon qytetarëve varfëri e mjerim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Opozita e vërtetë e këtij kombi është e vendosur në misionin e saj të shpëtojë vendin nga një regjim dhe një qeveri e cila nuk kontrollohet më nga qytetarët, por nga interesat personale të qeveritarëve.

Nga një regjim i cili është i shkëputur nga ju dhe krijon për vete klane dhe pasuri përrallore duke vjedhur taksat tuaja, pasuritë publike, ndërsa u rezervon qytetarëve varfëri, mjerim dhe largimin nga vendi i tyre. Me qëndrimet e tij dhe politikat që ndjek regjimi aktual autokratik është regjimi më antishqiptar që ka qeverisur këtë vend pas regjimit të Enver Hoxhës. Çdo s’ka i këtij vendi ka një pasuri përrallore e burime të pafundme, por ku janë qytetarët, në raport me këto pasuri”- tha Berisha nga Korça ku ndodhet në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike.