Ish-kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Në njoftimin e publikuar, Berisha bën me dije se mbledhja do të zhvillohet të mërkurën, në ambientet e selisë blu. Pjesë e diskutimeve do të jenë zhvillimet e fundit politike.

 

Opozita është “tronditur” nga zhvillimet e fundit të drejtësisë, ku ish-kryedemokrati akuzohet për korrupsion pasiv, si i përfshirë në privatizimin e kompleksit “Partizani”. Ai ka mohuar akuzat dhe thotë se bëhet fjalë për goditje politike ndaj gjithë opozitës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";