Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për vjedhje votash dhe presion në zgjedhje ndaj opozitës.
Në fjalën e tij para Kryeministrisë, Berisha tha se opozita nuk ja doli dot të bëj rotacion përmes votës, teksa shtoi se dalja në shesh është e vetmja mënyrë për t’i kërkuar dorëheqjen Edi Ramës.
Berisha shtoi se në 12 vite të qeverisjes Rama janë larguar më shumë shqiptarë se çdo regjim i egër.
“Të dashur qytetarë, mbështetës të opozitës, parlamentarë të opozitës. Miqtë e mi, liria është si një lum. Të cilin në asnjë lloj përpjekje nuk mund ta ndalësh. Ne inagurojmë sot para pallatit të krimit shtetëror, ndaj shtetit shqiptar, zëvendësimi i tij me narko shtetin.
Para pallatit të krimit njerëzor para shqiptarëve që me qëndrimet e tij përzuri nga Shqipëria më shumë se çdo pushtues i egër në tërë historinë kombëtare.
Para pallatit që me krim shtetëror i rikthehu qytetarët 100 vite mbrapa. Para pallatit që ka brenda diktatorin, sulltanin dhe sulltaneshën, të cilët me vjedhjet, plaçkitjet e tyre kanë mbjellë skamje në këtë vend si në asnjë vend tjetër të kontinentit. Përpjekjet e opozitës për zgjedhje dhe rrotacion të pushtetit u përballën me tonelatat e eurove të drogës, me ushtrinë terroriste të patronazhistëve. U përballën me të gjithë burimet financiare njerëzore, logjistike të shtetit mafioz, vetëm e vetëm se rotacioni”, tha Berisha./vizionplus.tv
