Në 32 vjetorin e grevës së urisë së studentëve, që kërkuan heqjen e emrit të diktatorit Enver Hoxha nga Universiteti i Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve, të ngrihen kundër qeverise njësoj si kundër komunizmit 3 dekada me parë.

 

Berisha shfrytëzoi konventën e grupimit “Dhjetor 90” për të hequr paralele mes lëvizjes studentore, që rrëzoi diktaturën dhe lëvizjes që ka nisur opozita.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SALI BERISHA

 

KRYETAR I PD

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“PD ka nevojë të frymëzohet nga revolucioni i 90-ës. Revolucionin sot do e fitojnë vetëm ata që i besojnë revolucionit të vitit 1990.”

 

Kreu i PD Berisha, veçoi lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI si një prej çështjeve më të rëndësishme. Sipas tij, ish-zyrtari i lartë i FBI McGonigal u përdor nga qeveria jo vetëm kundër opozitës, por edhe kundër biznesit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Yuri Kim thërriste një e nga një biznesmenët në zyrë, pse financoni Foltoren se do sanksionoheni. A ishte kjo një skemë që të shkonin dhe të paguanin te Mark Rossini dhe McGonigal gjobat?

 

Çfarë ishte kjo skemë? Pra, kjo ishte një skemë në të cilën Edi Rama po fuste në dorë, në skllavërim të plotë, biznesmenët me lista, kësaj radhe të dorëzuara nga Lulzim Basha. Po!”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Berisha ka shpjeguar sërish për të gjithë skeptikët, se revolucioni i nisur nga Partia Demokratike kërkon kohë, por opozita sipas tij nuk do të tërhiqet.

 

“ I bëj thirrje çdo shqiptari, të bashkohet me këtë revolucion. Të shpëtojmë Shqipërinë.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të enjten e ardhshme, Partia Demokratike ka lajmëruar protestë para parlamentit, ndërkohë që në 3 mars opozita do të protestojë para selisë së qeverisë.