Ish-kryeministri Sali Berisha nga Lushnja iu ka bërë thirrje demokratëve të bashkohen rreth “Shtëpisë së Lirisë” si e vetmja përfaqësuese e opozitës në vend. Gjatë një takimi me të rinjtë e Partisë Demokratike, Berisha shpjegoi se beteja e demokratëve në 6 mars shtrihet në dy fronte; kundër qeverisë Rama, por edhe kundër Lulzim Bashës.

 

“Duhet të punojmë shumë për këtë fitore se nga njëra anë kemi qeverinë, por nga ana tjetër, Edi Rama ka rrëmbyer logon e PD dhe ia ka dhënë pengut të tij Lulzim Basha, për të keqorientuar zgjedhësit. Prandaj shpjegojuni njerëzve se vota për opozitën është te Shtëpia e Lirisë.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Berisha iu bëri thirrje demokratëve të bashkohen e të votojnë Elton Banon, pasi nuk kanë asnjë të përbashkët me Lulzim Bashën.

 

“Ai rastisi arrë me vrimë, i prishur. Do bëni gjithçka që asnjë votë mos të shkojë për logon e rrëmbyer dhe Lul Bravën.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lideri historik i të djathtës u premtoi të rinjve përfaqësim në strukturat drejtuese të PD.

 

“Ne kemi nevojë për të rinjtë, askush nuk ka energjinë e të rinjve. Ky revolucion do të vendosë rininë shqiptare në piedestal.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë paradites ish-kryeministri Berisha zhvilloi takime me strukturat e PD në Sukth e Shkallnur të Durrësit, ku “Shtëpia e Lirisë” garon me kandidat Ardian Mukën.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";