Duke kërkuar votat për kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se tentoi të rikthejë diktaturën.

 

Ish-kryeministri theksoi gjatë fushatës përmbyllëse në Shkodër se qytetarët shkodranë do t’i japin përgjigjen shkatërrimtare Ramës në 6 mars.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesë nga fjala e Sali Berishës: 

Kjo fushatë, pas ‘91 dhe ‘92, ka qenë më e veçanta sepse ishte një betejë për pluralizimin e vërtetë politik, ishte një betejë për shpëtimin e opozitës, betejë kundër një njeriu që është armik i egër i Shkodrës dhe shqiptarëve, ky njeri është Edi Rama.

 

Nuk ka asnjë vend në Evropë dhe Ballkan si Shkodra. Rama ka humbur për shkak të problemeve psikike që ka nuk ka koherencë, përndryshe nuk do të vinte kurrë në Shkodër, me mashtrimet e mëdha për të rikthyer, rehabilituar ish-xhelatet e diktaturës komuniste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Rama bëri gjithçka që të rikthejë hijet e zeza të Partisë Komuniste. 6 marsi është përgjigjja më shkatërrimtare e Shkodrës për përpjekjet e tij. Më 6 mars, Shkodra voton për qytetarët e saj, voton për një pranverë shprese të madhe për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë, voton për të dëshmuar mbështetjen e saj të fuqishme për pluralizmin në Shqipëri, voton për të çelë dyert e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që kanë një rëndësi vendimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët. Më 6 mars, vota e Shkodrës është votë për shpresën, optimizmin, besimin për të çuar të sigurt drejt fitores përfundimtare të Partisë Demokratike.

 

Sot, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën orë, përmbaruesi kishte marrë dhe pengun me vete, Lulzim Bravën, ishte e shëmtuar të shihje sesi kishin ardhur në ndihmë të njeri-tjetrit, por mjeranë të sigurt që Shkodra do të firmosë humbjen dhe dështimin e të dyve. Ndaj, dhe thirrja ime shkon për të gjithë demokratët: votoni Bardh Spahinë; ju garantoj që do të jetë një shërbëtor i bindur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";