Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në Kuvend për situatën ekonomike në vend, teksa është ndalur edhe te ccmimi i karburantit.

 

Berisha tha se çmimet janë rritur si në asnjë vend tjetër, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë me protesta. Bordin për çmimet, ish-kryeministri e cilësoi si metodë komuniste që po iu pi gjakun shqiptarëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pandemia mori në këtë vend më shumë jetë se në çdo shtet tjetër të Evropës. Çmimet janë rritur këtu më shumë se në çdo vend tjetër dhe zgjidhja e vetëm është ajo komuniste e bordeve. Si mund të pretendohet të zëvendësohen bordet rregullatore me borde vampire që janë ngritur me vendim qeverie për tu pirë gjakun shqiptarëve. A përfaqësoni ju qytetarët? Si ka mundësi të ngrohet ish ministri i Bujqësisë dhe të thotë se fermerët po eksportojnë. Ju që flisni se janë rritur eksportet shkoni në Myzeqe. Jam këtu për tu bërë thirrje shqiptarëve të ngrihemi. Më thoni mua. A mund të ndodhë, tani keni nxjerrë një ligj tjetër që do e sillni dhe qesh kjo mbrapa paçka se vendi ka regjistruar 20 mijë viktima. Ti duhej të jepje dorëheqje dhe te dumanit e kishe vendin. Ke dhënë tendera sekrete. Prandaj thirrja ime qytetarë është që të ngrihemi në protestë fuqishëm”, tha Berisha