Besimtarët bektashinj ditën e sotme i janë drejtuar Malit të Shenjtë të Tomorrit për të kremtuar Festën e Shenjtë të Abaz Aliut!
Ata ndezin qirinj dhe luten dhe pranë varrit të Abaz Aliut, një traditë që vijon prej vitesh.
Të gjithë besimtarët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj shprehet se Abaz Aliu është flamurtari i Betejës së Qerbelasë i cila ka rënë për paqe.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Malin e Tomorrit e vizitojnë jo vetëm banorët e zonës, por edhe mijëra besimtarë të tjerë nga gjithë Shqipëria.
Mali i Tomorrit, për bektashnjtë konsiderohet i shenjtë, pasi në këtë vend prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed./vizionplus.tv