Këtë të dielë është hedhur shorti për përzgjedhjen e relatorëve që do të shqyrtojnë ankimimet e opozitës.

 

Më pak se 24 orë pas ankimit të njëpasnjëshëm të Alibeajt Berishës në KAS, ky institucion ka caktuar Ilirjan Rusmajlin për grupimin e “Foltores” dhe për PD zyrtare është caktuar Koli Bele.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sali Berisha, ankimoi në Kolegjin Zgjedhor të Ankimimeve mospranimin e regjistrimit të PD në emrin e tij nga KQZ. Nga ana tjetër, Basha refuzoi të firmoste, ndërsa grupi i “Alibeajt” pretendon se dokumentacioni i dorëzuar ishte i plotë.

 

Kërkesën e KQZ për të plotësuar autorizimin e lënë nga Basha për delegim kompetencash, PD zyrtare e ka konsideruar si qokë politike. PD në një reagim theksoi se KQZ po tenton që të lërë këtë forcë politike jashtë zgjedhjeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";