Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka kërkuar homologut serb, Aleksandar Vuçiç, njohjen e Kosovës, si finale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Kërkesa erdhi të shtunën, bashkë me urimin për 15 Shkurtin, Ditën e Shtetësisë së Republikës së Serbisë.

“Aspiratat e Serbisë drejt Bashkimit Evropian varen edhe nga progresi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke”, i shkroi Biden Vuçiçit, duke e garantuar se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin me mirëbesim për ta arritur këtë qëllim”.

Sipas Presidentit Biden, “familja evropiane nuk do të jetë e plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";