Ulet numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që hyjnë në Shqipëri nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

 

Një gjë e tillë ka ndodhur menjëherë pas festës së Krishtlindjes kur hyrjet në vendin tonë kanë qenë thuajse dyfish më të larta. Gjatë dy ditëve të fundit, nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë më pak se 3000 persona në ditë, ndërsa në Qafë-Thanë kanë hyrë nga Maqedonia e Veriut më pak se 2000 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër, shtetasit shqiptarë dhe të huaj që dalin nga vendi ynë në drejtim të vendeve fqinje është edhe më i vogël, pasi në dy ditët e fundit kanë dalë drejt Greqisë më pak se 1400 persona gjatë 24 orëve, ndërsa në Maqedoninë e Veriut kanë shkuar më pak se 2000 persona në ditë.

 

Ndryshe nga pala greke dhe ajo maqedonase, të cilat kanë kusht për hyrjen ne vendet e tyre certifikatën e vaksinimit dhe tamponin negativ, për të hyrë në Shqipëri nga të gjitha pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjithçka është më e lehtë, pasi nga ana e autoriteteve tona kufitare nuk kërkohet as tampon dhe as certifikatë vaksinimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";