Përjashtohen nga seancat e radhës parlamentare 6 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike.

 

Byroja e Kuvendit vendosi të përjashtojë për 10 ditë nga seancat parlamentare deputetet Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti dhe Elda Hoti. Lindita Metaliaj u përjashtua për 5 ditë ndërsa Greta Bardeli u përjashtua 3 ditë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Masat për deputetet e grupit të “Berishës” u morën si pasojë e bllokimit të foltores dhe incidenteve të tjera të ndodhura në seancën parlamentare të ditës së enjte, përfshirë këtu edhe përdorimin e bilbilave gjatë punimeve të seancës në kohën kur flisnin përfaqësuesit e mazhorancës.

 

Tensioned në kuvend janë shtuar së fundmi, për shkak të kërkeses së refuzuar nga mazhoranca për të ngritur një komision parlamentar hetimor për cështjen “McGonigal” dhe lidhjen e tij në Shqiperi me kryeministrin Edi Rama.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";