Kryeministri grek, Mitsotakis ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje çështjen e bisedimeve me Turqinë, gjatë diskutimeve që nisën më herët gjatë së martës në lidhje me pr/ligjin për shtrirjen e ujërave territoriale.

Mitsotakis u shpreh optimist për rinisjen e këtyre bisedimeve me Turqinë, por shtoi se Greqia nuk do të shtrojë për diskutim të drejtat e saj sovrane.

Bisedimet mes Greqisë dhe Turqisë pritet të rinisin më 25 prill në Stamboll pas një ndërprerje 4 vjeçare dhe shpesh herë në mediat shqiptare u diskutua se ndërmjetës i tyere ka qenë dhe kryeministri Edi Rama.

Mes të tjerash, gjatë fjalimit të tij përpara ligjvënësve, Mitsotakis siguroi se bisedimet do të rinisin aty ku u ndërprenë në vitin 2016.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";