Stefan Pinguli, nga shoqata e prodhuesve në vënd, u shpreh i surprizuar teksa mësoi nga mediat lidhur me propozimet e Ministrisë së Financave mbi paketën fiskale. Gjatë një intervistë në emisonin E-ZONE, ai tha se biznesi priste lehtësira kostosh dhe jo rritje të tyre, aq më pak rritje të penaliteteve.

 

 

Ne kishim kohë që diskutonim lidhur me ndryshimet e mundshme të taksave dhe tatimeve, kur papritur pamë që asnjë prej këtyre propozimeve nuk ishte marrë në konsideratë. Ndryshimet e propozuara janë një makiazh të cilat nuk kanë impakt në ekonomi për vitin e ardhshëm.– tha Pinguli

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sipas tij propozimi për të unifikuar akcizën e birrës që prodhohet në vënd me atë të importit, në 710 HL nga 360 HL që është aktualisht, është një masë jo e ligjshme dhe rëndon fabrikat në vënd.

 

Fabrikat e birrës kanë bërë një investim që arrin në 100 ml n euro. Nëse kjo masë e propozuar gjen zbatim, ajo që do të ndodhë është që tregu të mbytet nga importi, pasi prodhimit vëndas do ti rriten kostot, ndërsa rritja e cmimit nuk është një opsion pasi në treg ka konkurrencë-sqaroi Pinguli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Komuniteti i biznesit ka nisur takime me deputetë dhe zyrtarë për të rishikuar propozimet e paraqitura nga minsitria për paketën fiskale.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";