Deputeti i PD Flamur Noka është përjashtuar me 10 ditë nga Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Ky veprim nga kryetari i komisionit Bledi Çuçi erdhi pas debatit që u krijua në komision.

“Ju përjashtoj për fyerje të kryetarit të komisionit. Ju lutem shumë, lini sallën. Jeni i përjashtuar. 5 minuta pushim”, tha Çuçi.

Kryetari i komisionit e paralajmëroi më tej Flamur Nokën, se nëse nuk do e linte sallën me dëshirën e tij, do të thërriste sigurinë e Kuvendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Debatet e ashpra erdhën gjatë kohës që në komision ka qenë duke raportuar drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ilir Proda./vizionplus.tv