Për 6 orë me radhë Partia Demokratike bllokoi foltoren e kuvendit, duke mos lejuar zhvillimin normal të punimeve të parlamentit.

 

Tensioni nisi që në orën 10.00 kur deputetët demokratë, të përjashtuar nga parlamenti, nuk u lejuan nga forcat e gardës së republikës të hynin në seancë plenare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe pse në radhët e Partisë Demokratike mungonte kreu i PD, Sali Berisha, dhe 11 deputetë të përjashtuar nga mazhoranca, deputetët e tjerë të PD bllokuan foltoren, duke kërkuar mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për lidhjet me ish-zyrtarin e lartë të FBI, seancë pyetjesh me shefin e qeverisë për këtë çështje dhe komision hetimor për Mcgonigal.

 

Pas disa orë debatesh mazhoranca vendosi që mocioni me debat për Mcgonigal do të zhvillohet në 2 mars, dhe konfirmoi se kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pavarësisht këtij vendimi deputetët demokratë mbajtën të bllokuar foltoren dhe si rezultat drejtuesja e seancës përjashtoi dy deputetët, Spaho e Hoti.

 

Kryeministri Edi Rama mbërriti në seancë kur po diskutohej kërkesa e opozitës për shkarkimin e Lindita Nikollës. Shefi i qeverisë preferoi të mos fliste e të mos debatonte me deputetët demokratë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Asnjë prej deputetëve të opozitës nuk mori pjesë në procesin e votimit, me përjashtim të 4 deputeteve të PDIU, të cilët votuan pro të gjitha ligjeve të qeverisë.

 

Si rezultat kërkesa e opozitës për shkarkimin e Lindita Nikollës u rrëzua me 78 vota kundër dhe 3 pro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";