Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, njofton se i është rikthyer normalisht punëve pas kufizimit të disa aktiviteteve të saj.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook të ambasadës thuhet se institucioni është i gatshëm t’i rikthehet aktiviteteve pas përfundimit të mbylljes së qeverisë “Trump” për shkak të fondeve buxhetore, teksa njofton më tej se një muaj më parë ka pritur Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming.

Pas përfundimit të mbylljes së qeverisë për shkak të fondeve buxhetore, jemi gati të vazhdojmë punën tonë normalisht! Në rast se e keni humbur, patëm kënaqësinë të mirëprisnim muajin e kaluar Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming, në Shqipëri. Drejtori Fleming u takua me udhëheqës nga i gjithë spektri politik, si dhe me institucione të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit, për të theksuar partneritetin e fortë SHBA–Shqipëri, për të përforcuar gatishmërinë e NATO-s dhe për të goditur organizatat kriminale ndërkombëtare“, shkruan ambasada në rrjete sociale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se Ambasada e SHBA-ve në Tiranë njoftoi më 1 tetor 2025, se për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për miratimin e buxhetit federal, aktivitetet e saj në rrjetet sociale do të kufizoheshin ndjeshëm.

Megjithatë, u njoftua se shërbimet konsullore thelbësore do të vazhdonintë ofroheshin sipas mundësive, përfshirë vizat për tranzit dhe udhëtimet në SHBA, si dhe shërbimet e pasaportave./vizionplus.tv