Aksi rrugor nacional Skuraj – Burrel vijon të jetë problematik për të gjithë përdoruesit e kësaj rruge.

 

Këtë të hënë drejtuesit e automjeteve janë përballur me gurë të mëdhenj në të gjithë rrugën duke vënë në rrezik jetën. Kanë qenë vetë drejtuesit e automjeteve që janë ndaluar dhe kanë hequr disa nga gurët e mëdhenj që kishin rënë në asfalt. I gjithë segment inga tuneli i madh e deri tek ura e Ulzës është i mbuluar nga gurët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët shprehen se nuk kanë parë asnjë punëtorë apo makinë të firmës mirëmbajtëse duke bërë pastrimin. Me ardhjen e natës, situata do të bëhet akoma më problematike, pasi shikueshmëria e përdoruesve të rrugës do të jetë më e kufizuar. Drejtuesit e mjeteve i bëjnë apel autoriteteve që të ndërhyjnë sa më parë dhe të pastrojnë rrugën sa nuk ka ndodhur ndonjë aksident i rëndë pasi nga kontakti me gurët në asfalt, mjetet mund të përfundojnë në liqenin e Shkopetit.

 

Rënia e gurëve në këtë aks rrugor është problem i vazhdueshëm. Firmës mirëmbatëse i përfundon kontrata vetëm pas 4 ditësh e mbase kjo ka bërë që ajo të mos dalë më për të monitoruar rrugën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";