Reshjet kanë rënë pa ndërprerje gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe vijojnë ende. Trashësia në qytetin e Peshkopisë shkon në 10 cm, ndërsa në zona të thella kalon mbi 70 cm. Të bllokuara janë rrugët që lidhin qytetin e Peshkopisë me Njësit Administrative Lurë, Selishtë, fshtrat e Kalasë së Dodës, Sllovës, Luznisë dhe një pjesë e fshatrave të Tominit dhe Melanit.

 

Në Bulqizë ka rreth 10 cm borë në qytet, ndërsa në zona të thella ka 70 cm. Të bllokuara janë fshatrat e Njësive administrative Krastë, Ostren, Trebisht dhe disa fshatra të Njësive Zerqan e Fushë Bulqizë. Të dyja bashkitë kanë pastruar rrugët e brendshme të qytetit, por ende nuk kanë nisur të hapin rrugët e Njësive Administrative.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksi Peshkopi – Burrel – Tiranë është i kalueshëm pa probleme pasi gjatë gjithë natës kanë punuar 6 mjete borëpastruese.

 

Aksi ura e Çerenecit-Klenjë-Librazhd  kalimi bëhet me vështirësi me zinxhirë nga Klenja deri në Steblevë pasi trashësia e borës shkon në 80 cm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksi Peshkopi – Qafë Draj – Kukës kalimi bëhet me vështirësi me zinxhirë

 

Nga situata e vështirë me reshjet ka patur probleme me energjinë elektrike në disa Njësi Administrative, si Lura, Selishta, një pjesë e Kalasë së Dodës dhe Sllovës, Krastës, Ostrenit, Trebishtit dhe fshatrat e Tërnovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";