Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar sërish sot për vendimin e qeverisë lidhur me shtrenjtimin e energjisë për “të pasurit”.

 

Sipas Braçes, familje të pasur nuk të bën nëse harxhon më shumë energji elektrike, por të bëjnë pronat e paluajtshme.
Përmes një postimi në Facebook, Braçe ka këshilluar qeverinë që të gjejë burime të tjera për të prodhuar më shumë energji nëpërmjet diellit dhe erës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“PER TE PASURIT, TATIME TE REJA, TE DREJTA, PROGRESIVE!
Nje fature energjie 12 mije, 13 mije, 14 mije lekeshe, ja dhe 20 mije lekeshe,
NUK TE BEN TE PASUR;
Beja sa te duash cmimin, nuk je i pasur prej kesaj!
I PASUR je prej pasurise se paluajtshme e te luajtshme qe zoteron, PERFITIMEVE nga kjo pasuri!
Per TE PASURIT, na duhet tatim i ri progresiv per te gjitha te ardhurat nga kapitali, pasuria.
Per ENERGJINE, na duhen burime te reja, shume burime ne energji prej diellit dhe eres qe i kemi ne shumice;
Liberalizim dhe heqje e cdo barriere qe pengon zhvillimin e energjise nga keto dy burime kaq te lira”, shkruan Braçe.