Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu u takua me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, përfshirë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dje në Uashington për të diskutuar bashkëpunimin rajonal, tregun e perbashkët rajonal, bashkëpunimin ne fushen e sigurisë dhe agjenden e gjelbër e Ballkanit Perëndimor.

Bregu theksoi rëndësinë e rolit të SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe sinkronizimit te politikën SHBA-BE në rajon, si dhe perspektivat e Ballkanit Perëndimor-BE. Ajo falënderoi të dërguarin Escobar për mbështetjen e tij në integrimin ekonomik rajonal dhe theksoi se RCC po pret një bashkëpunim më të ngushtë me SHBA në të ardhmen.

Më herët gjatë ditës Sekretarja e Përgjithshme Bregu mori pjesë në sesionin e punës të strategjisë të organizuar nga Qendra Evropiane e Këshillit Atlantik në Uashington, ku ajo foli me audiencën e drejtpërdrejtë dhe online të anëtarëve të shquar të Departamentit Amerikan të Shtetit, Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA dhe anëtarët e komunitetit akademik mbi bashkëpunimin rajonal, perspektivën e Ballkanit Perëndimor-BE dhe perspektivën e një tregu gjithëpërfshirës në rajon, si dhe për çështje të ngutshme të sigurisë.

Ajo theksoi se sfidat kryesore me të cilat po ballafaqohet rajoni përfshijnë rrjedhjen e trurit, kërcënimet sociale dhe të sigurisë, mosbesimin ndaj institucioneve dhe procesin e integrimit evropian. Sesioni u moderua nga Jim O’Brien, Nënkryetar i Grupit Albright Stonebridge në ambientet e të cilit u mbajt seanca.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Uashington këtë javë, zonja Bregu u takua me një seri zyrtarësh amerikanë, përfaqësues të komunitetit akademik dhe media, organizoi një drekë me ambasadorët e rajonit dhe mbajti një leksion për studentët në Universitetin John Hopkins.