Presidenti Ilir Meta përshëndeti vendimin e kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili pak ditë më parë caktoi të dërguarin e posaçëm të Londrës për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach, ish-kryetar i komisionit ushtarak të NATO-s dhe ish-shef i shtabit të ushtrisë britanike.

 

Meta thotë se forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Përshëndes emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach. Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qëndrueshëm, i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajonin tonë. Forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane” shkruan Meta.