Bulqiza po përballet me zjarre të shumta në malet e saj.

Veç zjarrit që ka më shumë se dy javë që është aktiv në malin e Tërnovës dhe që është zhvendosur në malin e Valikardhës, dy vatra të reja zjarri janë shfaqur këtë të premte në zona të ndryshme.

Masivi pyjor me dushqe në fshatin Mazhicë të Shupenzës dhe ai i fshatit Bllacë janë nën pushtetin e flakëve. Situatë kritike mbetet në malin e Tërnovës ku zjarri ka djegur qindra hektar pyje deri tani dhe i është drejtuar maleve të Martaneshit.

Me shtimin e vatrave të zjarrit në zonën e Shupenzës, situata mbetet e rëndë për autoritetet vendore të cilat janë të pafuqishme për të përballuar situatën e zjarreve të përhapur në të gjithë territorin në terrene të vështira. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";