Ndonëse Drejtoria e Burgjeve i dha leje Erdgys Arrazit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të dy fëmijëve të tij, të cilët u mbytën nën lumin Bunë më 4 maj, 31-vjeçari e ka të pamundur të jet prezent në varrim sot.

Erdgysi nuk mund të jetë i pranishëm në varrim për shkak se policia nuk ka marrë përsipër shoqërimin e tij në varrimin e të miturve të ndjerë, vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3 vjeçar.

Sot 8 maj dy fëmijët e mitur, Gresi dhe Arditi do të varrosen në Shkodër, ndërsa nëna e tyre, Alma Arrazi do të varroset në Durrës ne qytetin ku banon babai i saj.

Ndërkohë dy ditë më parë u përcoll për në banesën e fundit vajza tjetër e familjes, Ergesa 9 vjeçe e cila u mbyt në lumë bashkë me nënën, motrën dhe vëllanë që do të varrosen sot./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";