Ngjarja makabre e regjistruar sot në Gjirokastër ku një burrë i vuri flakën gruas së tij, ka sjell reagimin edhe te kryedemokratit Basha.

Nëpërmjet një qëndrimi në rrjetet sociale, lideri i opozitës shkruan se ky është një krim i tmerrshëm sikurse dhuna ndaj grave mbetet një plage e madhe sociale.

 

Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë, sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

PD, shtoi Basha,  do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet.