Teksa shpalosi një panoramë të buxhetit të vitit 2022, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj bëri me dije se vitin e ardhshëm do të ketë një fond të caktuar në buxhet për bonusin e pensionistëve, teksa njoftoi edhe rritjen e pensioneve për përballimin e rritjes së çmimeve.

 

“Do të rriten shpenzimet qeveritare në të gjitha fushat. Të gjitha rritjet do të përcillen me një rritje ekonomike me 4%. Projekt buxheti ka disa kryefjala: Rritja e investimeve, mbrojtja sociale, rritja e produktivitetit, rritjen e ligjshmërisë. Prej vitesh është bërë rregull që pensionistët marrin bonus. Nga viti i ardhshëm buxhet më vete për bonuset. Parashikohet rritje e pensioneve duke mbrojtur të gjithë pensionistët nga rritja e çmimeve dhe bonus më vete. Buxheti nuk parashikon rritje të taksave por një rritje natyrale të tyre”, tha ajo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";