Reshjet e pandërprera të shiut kanë bërë që masive dheu të bien dhe të dëmtojnë tubacionin kryesor të ujësjellësit të Bogovës. Ky tubacion furnizon me ujin e pijshëm banorët e 3 qyteteve: Berat, Poliçan dhe Kuçovë. Sipas informacioneve nga bashkitë përkatëse mësohet se tubacioni kryesor i këtij ujësjellësi është dëmtuar në disa segmente të tij. Në zonën ku edhe është dëmtuar tubacioni, në fshatin Kakruk, kanë shkuar punonjësit që po punojnë për riparimin e defektit.

 

Ndërkohë në fshatin Plirëz të Poliçanit një tjetër çarje ka ndodhur në tubacionin e ujit të pijshëm, si pasojë e shkarjeve të dheut në këtë zonë. Pozicioni në të cilit ndodhet tubacioni i Bogovës e bën atë gjithmonë të riskuar nga çarjet dhe dëmtimet pasi rreshjet shkarkojnë mbi të masive dheu.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ujësjellës i Bogovës është ndërtuar me 1985 dhe shtrihet përgjatë rrëzës së kodrave të zonës së Bogoves ku terreni është tepër i vështirë. Gjatë stinës së dimrit, rrëshqitjet e masivëve të dheut e shkëmbinjëve kanë sjellë çdo vit dëmtime serioze në tubacionin kryesor të ujit të pijshëm.