Ish deputetja e LSI, Silv Caka deklaron se kryeministri Edi Rama ka dashur të futë në kurth presidentin Ilir Meta, gjatë fushatës zgjedhore.

 

E ftuar në studion e “Quo Vadis”, Caka tha se Meta ka bërë rolin e tij të presidentit duke u përpjekur të ruajë Kushtetutën dhe sovranitetin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjatë fushatës Rama ka bërë krahasime me presidentin, ka nxjerrë pankarta ku e përfshinte Metën me tre kandidatë për deputetë. Këta kanë qenë ata që e kanë tërhequr dhe kanë dashur të fusin në kurth Metën. Ata pretenduan që duke bërë këto veprime ta tërheqin Metën në strofkullën e tyre. Meta ka bërë rolin e tij duke u perpjekur të ruajë Kushtetutën e sovranitetin. Kushtetuesja duhet të tregohet e kujdesshme në vendimmarrje”, tha Caka.