Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj deklaroi se nga ana e Shqipërisë do të ketë mbështetje financiare për arsimin në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Përmes një reagimi në “Facebook”, ai tha see do të ketë mbështetje edhe për ripërtëritjen e bibliotekave të dy shkollave në qytetin e Tuzit.

 

“Derisa të ngrihet Fondi Ndër-Shtetëror për Mbështetjen Financiare të Shqiptarëve në Mal të Zi, ne do të vijojmë me mbështetje financiare të projekteve me rëndësi për ruajtjen e ngritjen e arsimit shqip në Mal të Zi.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Cakaj lajmëroi se brenda një kohe të shkurtër do të bëhet e mundur hapja e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Ulqin.