Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin virtual të zhvilluar me Ministrat e Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi.

 

Takimi kishte në fokus diskutime për luftën e përbashkët kundër pandemisë dhe përpjekjen e vazhdueshme për të forcuar ndërlidhjen rajonale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një reagim në Facebook, lidhur me takimin, Kryediplomati Cakaj bëri me dije se Shqipëria zyrtarisht merr presidencën e kësaj organizate për 6-mujorin e parë të vitit 2021.

 

“Së fundmi, Shqipëria ka udhëhequr nismën ShBA-Karta e Adriatikut (A5), Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë dhe tani do të udhëheqë edhe Organizatën për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi.Kjo tregon, jo vetëm fuqinë e shtuar të Shqipërisë në nisma rajonale, por edhe besueshmërinë në rritje të partnerëve ndërkombëtarë për aftësitë e diplomacisë shqiptare.”- përfundoi Cakaj reagimin e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";