Partia Demokratike ka denoncuar serish përfshirjen e ish deputetit Tom Doshi ne fushatën elektorale në Shkodër për PS.

 

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa u shpreh se edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama vazhdon ta përdorë Tom Doshin, për të manipuluar, shantazhuar e blerë vota, duke e emëruar de fakto si shefi politik dhe drejtues të fushatës së kandidates së PS në Shkodër.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Tom Doshi është i plotfuqishmi i Edi Ramës në Shkodër. Ai kontrollon gjithçka. Çdo tendër, emërim, kandidim merr më parë miratimin e Tom Doshit. Siç e konfirmon dhe vetë në takimet elektorale që po zhvillon këto ditë. Edhe kandidaten e PS për bashkinë e Shkodrës siç e konfirmon në videon e mëposhtme e ka përzgjedhur ai.

 

Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama vazhdon ta përdor Tom Doshin, për të manipuluar, shantazhuar e blerë vota, duke e emëruar de fakto si shefi politik dhe drejtues të fushatës së kandidates së PS në Shkodër.
A ka poshtërim më të madh për socialiatët shkodranë që dhe kandidaët e tyre ta përzgjedhë Tom Doshi?
A ka turp më të madh për socilistët që gjithçka në emër të tyre ta vendosë Tom Doshi?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Edi Rama nuk ndahet dot nga të inkriminuarit dhe të korruptuarit. Pa ta, ai, asnjë dite nuk do të qëndronte në pushtet.
Socialistët shkodranë me 6 mars kanë mundësinë të mos e pranojnë kandidatin e Tom Doshit.
Me 6 mars votoni për qytetin tuaj, votoni Me Dashni për Shkodrën, votoni Xhemal Bushatin, nr 3 në fletën e votimit”, tha Zhupa.