Shqipëria ka hapur edhe grupkapitullin e fundit të negociatave me Bashkimin Europian, duke përmbyllur kështu procesin e hapjes së të gjithë kapitujve. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi punën e bërë nga vendi ynë, duke theksuar se ky rezultat është fryt i angazhimit të autoriteteve shqiptare në zbatimin e reformave.
“Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shqipërinë që hap të gjithë kapitujt, por edhe për BE. Sot tregon se BE ofron rezultate dhe mund të mbështetemi tek Shqipëria. Ky sukses nuk do ishte i mundur pa angazhimin Shqipërisë dhe mbështetjen e gjithë shteteve anëtare për të mbështetur Shqipërinë, jemi të përkushtuar ta sjellim Shqipërinë në BE, suksesi është i Shqipërisë, rezultat i punës së autoriteve për zbatimin e reformave të rëndësishme. Është rezultat i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshim dhe i mbështesin këto ndryshime. Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit, kur jepni rezultate, ju ecni para, jeni frymëzim për Ballkanin perëndimor. Çelja e të gjithë grupkapitujve është sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real. Suksesi real është se sa shpejt miratoni dhe zbatoni legjislacionin real”, tha Kos.
/vizionplus.tv
