Për sezonin e ardhshëm turistik, në çdo bashki bregdetare do të ketë stacione të përcaktuara ankorimi për mjetet lundruese me qëllim ekonomik dhe turistik. Gjatë një interviste, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka njoftuar se grupet e punës tashmë janë në terren dhe aplikimet do të kryhen brenda vjeshtës.

 

“Me miratimin e VKM-së për përcaktimin e stacioneve të ankorimit të mjeteve lundruese siç janë motorët e ujit, skafet, pedalonët dhe e gjithë gama që përdoret për aktivitet ekonomik turistik, është ngritur grupi i punës dhe po merret me identifikimin e këtyre pikave në çdo bashki bregdetare. VKM-ja për turizmin detar është miratuar në vitin 2020 dhe tashmë kemi të gjitha aktet nënligjore që na nevojiten. Dua të informoj se siç lidhen kontratat për stacionet e plazheve, ashtu do të bëhet edhe aplikimi dhe lidhja e kontratës me subjektet ekonomike që do të menaxhojnë këto “stacione parkimi” për turizmin detar”, është shprehur Kumbaro.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit foli edhe për domosdoshmërinë e certifikimit të operatorëve turistikë.

 

“Po ashtu, operatorët e turizmit detar duhet të pajisen me certifikatë të posaçme nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, sepse pa këtë certifikim asnjë operator ekonomik s’do të mundet ta ushtrojë aktivitetin. Lista e subjekteve të certifikuara do t’i jepet Policisë Kufitare, që më pas të kontrollojë në terren. Aktualisht kemi 11 operatorë që duke përmbushur detyrimet janë certifikuar.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç kishte lajmëruar edhe më herët, Mirela Kumbaro ka konfirmuar se i gjithë procesi i ndarjes së stacioneve të plazheve për vitin 2023, do të mbyllet brenda këtij viti.

 

“Aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve, sikundër edhe ato për stacionet e mjeteve lundruese do të nisin brenda vjeshtës së këtij viti me qëllim finalizimin e procesit deri në dhjetor”, është shprehur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";