Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, nga Brukseli shprehu zhgënjimin dhe indinjatën e tij ndaj qeverisë shqiptare për çështjen e Fredi belerit  cili u zgjodh si kryebashkiak për bashkinë e himarës në zgjedhjet e 14 majit.

 

Gjatë një konference për shtyp, pas përfundimit të Samitit të premten, kryeministri i ka dërguar një mesazh të qartë Tiranës dhe qeverisë Rama, ndërsa tha se ka njoftuar homologët e tij për këtë rast.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MITSOTAKIS

KRYEMINISTER I GREQISË

“Pata rastin të informoj homologët e mi për atë që po ndodh sot në Shqipëri me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himares dhe të shpreh zhgënjimin, indinjatën time për faktin se një kryetar, i zgjedhur në fakt, arrestohet dy ditë para zgjedhjes së tij dhe ndodhet  në burg, për ne, me dispozita të dyshimta procedurale”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri i sapozgjedhur për një mandat të dytë, e quajti rastin Beleri një goditje për shtetin e së drejtës teksa tha se pret zgjidhje të shpejtë të çështjes.

 

 “Unë e konsideroj si një goditje për shtetin e së drejtës dhe për përpjekjet e Shqipërisë për të respektuar rregullat evropiane. Pres që kjo çështje të zgjidhet shumë shpejt. Zgjidhja ose moszgjidhja e saj, do të jetë një element i vlerësimit grek të rrugës evropiane të Shqipërisë, që fillon tani dhe është një rrugëtim i gjatë. Respektimi i rregullave bazë të shtetit ligjor është një kusht i panegociueshëm për çdo vend që do të bëhet anëtar i familjes evropiane. Shpresoj që ky mesazh është kuptuar plotësisht edhe në Shqipëri.  Çështja Beleri nuk është një çështje që Greqia do ta lëshojë kështu”.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore dhe prej 14 majit ndodhet në paraburgim me akuzën e shitblerjes së votës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";