Ditën e sotme në GJKKO u zhvillua seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili po hetohet për çështjen “Gërdeci”. Në seancën e sotme dëshmomoi edhe Dritan Minxolli, ish-drejtori i punishtes së demontimit në Gërdec.

Ai u thirr si dëshmitar, por duke qenë i bashkëpandehur ka të drejtë të mos dëshmojë. Ndërkohë SHBA ka kthyer përgjigje për fletëporosinë e dërguar nga autoritetet shqiptare. Autoritetet amerikane të drejtësisë kërkojnë pyetje shtesë për shtetasit amerikanë që SPAK ka pyetur. Po ashtu mësohet se autoritetet kërkojnë informacion për statusin penal për 5 shtetasit amerikanë që priten të merren në pyetje.

Nga tragjedia e Gërdecit, që ndodhi në 15 mars të 2008-ës, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Në daljet e tij publike Mediu se nuk ka shkelur detyrën dhe ka respektuar të gjitha procedurat gjatë kohës që ka qenë ministër i Mbrojtjes. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";