Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kimit të Organizuar ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen penale të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për çështjen e Gërdecit. Në të njëjtën kohë gjykata ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish ministrin Mediu.

 

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është marrë si i pandehur dhe akuzohet për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër familjarët e viktimave kanë kërkuar që të jenë prezentë në sallën e gjyqit.

 

Dosja për gjykim të ish-ministrit erdhi pas kërkesës së familjarëve të viktimave të Gërdecit, të cilët iu drejtuan SPAK duke pretenduar se Mediu mund të gjykohet pasi i është hequr imuniteti nga Kuvendi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Seanca e ardhshme gjyqësore do të zhvillohet me 24 prill, në ora 18:30.