Pas vendimit për zhvendosjen e çadrës së Cirkut Kombëtar, javën e kaluar nga Zyra e Përmbarimit, e cila ekzekutoi vendimin e gjykatës, artistët nuk kanë një ambient për zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Por sipas ministres, Elva Margariti, zgjidhja më e shpejtë është vazhdimi stërvitjes në palestrat e shkollave.

ELVA MARGARITI
MINISTRE E KULTURES
“Është një nga hapat e parë që do ndërmarrim për zgjidhjen afatshkurtër për problematikën e cirkut. Kemi gjetur bashkëpunimin më të mirë me bashkinë e Tiranës dhe drejtorive arsimore rajonale. Hapësira e palestrës që na është vënë në dispozicion për pjesën e aktivitetit të cirkut do të vijoj menjëherë sot pasdite. Paralelisht siç kemi folu dhe me drejtorin ne do vijojmë kërkimin e hapësirave të tjera si ne shkolla dhe në hapësira publike ku cirku të vazhdojë performancën.”

Ministrja gjithashtu u shpreh se do bëhet përpjekje maksimale për sigurimin e mjeteve dhe krijimin e kushteve për artistët.

ELVA MARGARITI
MINISTRE E KULTURES
“Tualetet në pjesën e projektit që po ndjek shpronësimin janë një hallkë e rëndësishme dhe do të gjej zgjidhje së shpejti, është e përfshirë në zonën që bashkëlidhej dhe çadrën. Ndërsa ne përsa i përket pajisjeve dhe në palestrën që po marrim ne dispozicion po shohim mundësinë për të akomoduar dhe një pjesë të veglave të cilat cirku i ka në dispozicion.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Problemet e cirkut filluan kur gjykata Administrative me vendim të formës së prerë i kaloi truallin, ku ndodhej çadra, pronarit. Ndërkohë që nuk dihet ende se ku do të vendoset çadra e re që do të ngrihet si dhe cili do të jetë fati i artistëve.