Kryeqyteti është zgjuar mëngjesin e sotëm nga një erë e fortë e cila është bërë problem kryesisht për kalimtarët. Përgjatë bulevardit Zhan d’Ark një pemë është rrëzuar për shkak të erës së fortë duke u bërë rrezik për qytetarët dhe mjetet që kalojnë aty pranë.

Ajo çfarë këshillohet është kujdesi që njerëzit duhet të tregojnë duke u përpjekur të shmangin rrugët me pemë si dhe lëvizjen poshtë pallateve.

Sa i përket kushteve atmosferike këtë të enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga mot i qëndrueshëm e me masa ajrore të thata me origjinë jugperëndimore. Moti pritet të jetë me kthjellime dhe me kohëzgjatje të orëve me diell si dhe vranësira mesatare në orët e mesditës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Era pritet të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 6 deri 20°C
në zonat e ulëta 8 deri 28°C
në zonat bregdetare 9 deri 27°C.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";