Pesë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 318 raste të reja me koronavirus, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (80 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Numri i rasteve të reja del pas testimit të 2.303 mostrave në laboratorët e IKSHPK-së dhe ato private.

Sipas raportit të IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19 në 24 orët e fundit, janë shëruar 214 persona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 4 shkurt, 2021, Kosova ka regjistruar 61.404 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.514 pacientë kanë vdekur dhe 53.231 persona janë shëruar. Raste aktive janë 6.659.