Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili tha se “Meta tallet me njerëzit duke shpërndarë dekorata pa vlerë”.
Blushi e cilëson Ramën një piktor të dështuar i cili sipas tij, ka mllef dhe inat me Korçën e vlerave.
“Ç’po na dëgjojnë veshët!
Korça e arsimit, artit, kulturës dhe qytetarisë pa vlera? Teatri “Andon Zako Çajupi” pa vlera? Artistët e mirënjohur korçarë pa vlera?
Kush ka më shumë vlerë? Zhgarravinat që shiten si piktura? Apo pocaqitë e baltës që shiten si “vepra arti”?
Mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë!
Fale o Zot”, shkruan Blushi.
Kujtojmë se sot presidenti Meta ndodhej në Korcë nga ku nuk pranoi të fliste për 21 janarin.