Policia e Tiranës dha detaje në lidhje me operacionin antidroge të zhvilluar pasditen e kësaj të marte ku u sekuestrua kokainë.

Operacioni policor i koduar “Chivas Regal” bëri të mundur sekuestrimin e 1 kg e 32 gram me lëndë narkotike kokainë.

Mirëpo bën më shumë përshtypje se në makinën e shtetasit Haxhi Mykaj janë gjetur 39 thika.

Policia sekuestroi edhe automjetin e 44 vjecarit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky shtetas, banues në Tiranë, u kap në flagrancë në rrugën “Azem Galica” Paskuqan, e më pas gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kokainën dhe thikat.