Pak ditë para skadimit të afatit për regjistrimin e koalicioneve, aleatët e vegjël të partisë demokratike ende këmbëngulin për një kandidat të përbashkët mes Bashes dhe Berishes. Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, deklaroi se në rast se kjo nuk ndodh, atëherë ai do u bëjë thirrje qytetarëve të votojnë kandidatin më të mirë.

Këtë deklaratë Shehi e bëri gjatë prezantimit të një ligji për referendumet, të cilin do ta depozitojë së shpejti në kuvend. Kreu i LZHK theksoi se Shqipëria ka nevojë për një ligj të ri, pasi prej vitit 1998 asnjë referendum nuk është zhvilluar në vend.

Shehi nuk është i vetmi që prezanton një ligj për referendumet, legjislaturën e kaluar Rudina Hajdari depozitoi një ligj të tillë në parlament që nuk u shqyrtua kurrë.

Aktualisht i vetmi parashikim ligjor që Shqipëria ka për referendumet, është një kapitull në kodin zgjedhor të vitit 2003, i cili e bën pothuaj të pamundur mbajtjen e një referendumi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";